Barcelona tenton sërish për Verrattin

Futboll

Barcelona tenton sërish për Verrattin

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 23:00
Verrati

Mesfushori italian mbetet dëshira e madhe e Barcelonës.

Marco Verrati është synimi kryesor i Barcelonës në këtë afat kalimtar dhe klubi katalanas nuk dëshiron të dorëzohet për të përkundër rezistencës së Paris Saint-Germain.

Ofertat e deritanishme të katalanasve janë refuzuar nga krerët e PSG-së, të cilët e shohin mesfushorin italian si të pazëvendësueshëm në Paris.

Sipas medieve spanjolle, Barça do të nisë një sulm të ri, duke ofruar 80 milionë euro për 25-vjeçarin, një shifër kjo që padyshim se nuk do të mund të refuzohet lehtë.

Vet Verratti nuk ka mohuar dëshirën që një ditë të veshë fanellën blaugrana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat