Juventus ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për futbollistin e krahut të Fiorentinës, Federico Bernardeschi, ku lojtari veçse ka finalizuar kushtet personale.
Marrëveshja aktuale në Fiorentinë vlen deri më 2019, dhe Fiorentina po shpreson që të sigurojë një ofertë prej 40 milionë eurosh për 23 vjeçarin.
Juventus po ashtu ka nënkuptuar që atij do t’i ofrohet ta bartë numrin 10 te Zonja e Vjetër, e që më parë është djersitur nga yje si Michel Platini, Alessandro Del Piero dhe së fundi, Paul Pogba.