Juventusi bën ofertë zyrtare për Bernardeschin

Futboll

Juventusi bën ofertë zyrtare për Bernardeschin

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 23:18
Federico Bernardeschi

Juventusi thuhet se ka bërë ofertën e tyre të parë zyrtare për Federico Bernardeschi të Fiorentinës, ofertë që vlen 40 milionë euro plus dy milionë tjera bonuse.

Bianconerët janë të etur për të nënshkruar me reprezentuesin e Italisë këtë verë, dhe ai i ka thënë klubit Viola se nuk do të zgjasë kontratën e tij.

Megjithatë, rivaliteti i thellë në mes të dy klubeve nënkupton se klubi toskan janë jashtëzakonisht të ngurrur për të shitur atë.

Por, tani Sky Italia raporton se është dorëzuar një ofertë zyrtare, me vlerë 40 milionë euro plus dy milionë tjera euro shtesë në bonuse.

Pritet që Fiorentina ta refuzojë atë, pasi ata duan 40 milionë euro para kesh dhe 10 milionë euro tjera bonuse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat