Real Madrid – Barcelona, kjo ndodh pas 26 vjetësh

Futboll

Real Madrid – Barcelona, kjo ndodh pas 26 vjetësh

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 09:55
Ilustrim

Real Madrid dhe Barcelona do to përballohen pas 26 vjetësh në një ndeshje miqësore

Hera e fundit kur Barcelona dhe Real Madridi kanë luajtur kundër njëra-tjetrës jashtë orarit zyrtar të garave, ka qenë para 26 vjetësh, më 1991 - kur u përballën në dy ndeshje miqësore brenda pak muajve.

Para kësaj, miqësoret ndërmjet rivalëve të përbetuar të La Ligas, janë luajtur në vitet 1982, 1968 dhe 1959. Ndryshe, gjatë viteve ‘40 kur mes skuadrave nuk kishte shumë rivalitet, ato janë takuar rregullisht në miqësore, shkruan Yahoo!Sports.

Këtë vit, në një turne parasezonal, gjigantët e La Ligas do të përballen sërish në ndeshje miqësore.

Më 29 korrik në "Hard Rock Stadium" të Miamit, tifozët e futbollit do të shijojnë një "El Clasico" jashtë garave zyrtare, përcjell Koha Ditore. Kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë në të cilën këto dy ekipe janë përballur në miqësore në një shtet të huaj.

Në vitin 1982, Barcelona e Reali kishin luajtur për vendin e tretë të një turneu parasezonal të mbajtur në Venezuelë.

Për këtë miqësore, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi do të shpërblehen mirë, pasi janë pajtuar që rivalitetin ta bartin edhe në turneun "International Champions Cup" që vitet e fundit po mbahet në SHBA gjatë muajit korrik...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat