Lukaku para gjykatës

Futboll

Lukaku para gjykatës

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:32
Lukaku

Sulmuesi belg duhet të dalë më 2 tetor para gjykatës, pasi që është kapur në Los Anxhelos javën e kaluar për shkaktim të zhurmës së madhe.

Policia e Beverly Hills konfirmoi se sulmuesi belg nuk është dërguar në mbajtje, por është liruar menjëherë, por deri te problemi kishte ardhur pasi që policia kishte ardhur në natën e 2 korrikut, madje, pesë herë në lokacionin e njëjtë, për shkak të zhurmës së madhe.

“Rreth orës 20.00, policia e Beverly Hills ka arrestuar mashkullin 24-vjeçar Romel Lukaku Bolingoli, pasi policia mori pesë akuza që kishin të bëjnë për të njëjtin lokacion dhe ai ishte paralajmëruar gojarisht. Zhurma e madhe ishte paraqitur nga një vendqëndrim në Beverly Hills, ku Bolingoli po qëndronte përkohësisht”, ka bërë të ditur policia, transmeton KosovaPress.

Lukaku duhet të paraqitet para gjykatës në Los Anxhelos dhe nuk dihet se çfarë dënimi mund të marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat