Ceballos zgjedh Realin para Barcelonës

Futboll

Ceballos zgjedh Realin para Barcelonës

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:33
Dani Ceballos

Mesfushori spanjoll do të jetë transferimi më i ri i Real Madridit.

Dani Ceballos është një futbollist i Realit të Madridit.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS, ditën e hënë Ceballos do të kryej testet mjekësore, ditë në të cilën  ai do të prezantohet dhe përpara medieve.

Në arkat e Betis, skuadër në të cilën është aktivizuar 20-vjeçari do të shkojnë 15  milionë euro.

Futbollisti ka dhënë përgjigje pozitive Realit, duke injoruar kërkesën e Barcelonës, e cila po ashtu kishte bërë një ofertë për të.

Ceballos do të nënshkruajë një kontratë gjashtë vjeçare, e më pas do të niset me pushime për t’iu bashkuar ekipit në SHBA, aty ku skuadra e Zinedine Zidane do të zhvillojë fazën përgatitore si dhe disa takime miqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat