Nainggolan dhe Salah nervozojnë tifozët e Romës teksa tallen me Strootmanin në Instagram pas largimit të Rudigerit

Futboll

Nainggolan dhe Salah nervozojnë tifozët e Romës teksa tallen me Strootmanin në Instagram pas largimit të Rudigerit

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 21:04
Antonio Rudiger u largua nga Roma për të Chelsea, ashtu si javë më parë Mohamed Salah për te Liverpooli.

Tani të gjithë sytë janë nga Radja Nainggolan i cili shumë i kërkuar nga Interi dhe Chelsea.

Mesfushori romak, Kevin Strootman, e ka përshëndetur mbrojtësin gjerman duke thënë se shpreson të jetë ai i fundi që largohet gjatë kësaj verë, dhe këtu filloi spektakli në mes lojtarëve në Instagram.

“Fat të mbarë vëllait im Antonio Rudiger te klubi i ri. Do të më mungojnë luftërat tona në stërvitje dhe debatet tona në dhomat e zhveshjes. Posaçërisht do të na mungosh në fushë. Shpresoj që kjo do të jetë lamtumira e fundit në këtë verë”, ka shkuar Strootman.

Menjëherë ka ardhur përgjigjja e Nainggolan: “Strootman nuk e di (qesh)”.

Por, këtu nuk mbaron gjithçka, në këtë mes është futur edhe Mohamed Salah, i cili ka shkuar:

“Është koha për Radjan tani”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat