Drita me një përforcim të madh

Futboll

Drita me një përforcim të madh

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:40
Rexha në mes

Drita nga Gjilani ka bërë njërën nga përforcimet më të mëdha gjatë këtij afatit kalimtar veror. Gjilanasit janë përforcuar me sulmuesin e Besës nga Peja, Kastriot Rexha. Ai konsiderohet nga përforcimet më të qëlluara dhe që e bënë ekipin pretendent në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit.

“Zyrtarisht pjesë e FC Drita! Njëri ndër sulmuesit më të mirë të viteve të fundit, Rexha, tani më është kaltër e bardhë”, bëhet e ditur nga FC Drita, skuadër e cila mezi kishte siguruar mbetjen në Superligë, madje në ndeshjen e barazhit kur e mundi me 2:1 Dukagjinin e Klinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat