Batatina: Llapi do të frymojë ndryshe me Zhdrellën

Futboll

Batatina: Llapi do të frymojë ndryshe me Zhdrellën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:27
Tahir Batatina

Llapi, Drita, Feronikeli, Prishtina, Trepça ’89, Gjilani, Liria etj. pretendojnë të përforcohen sa më shumë dhe të jenë në top-formë për edicionin e ri në elitën e futbollit.  Llapjanët përforcojnë radhët me mesfushorin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, i cili së fundit luajti në klubin e Feronikelit nga Drenasi. Llapjanët janë edhe më të fortë me Zhdrellën mbase edhe më të frikshëm për rivalët. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, premton një ekip edhe më të fortë, por është i matur në synime, por gjithnjë sipas tij, kërkon katërshen e parë.

Llapjanët për një fije të flokut kishin mbetur pa u stolis me Kupën e Kosovës, të cilët pas penalltive ishin mposhtur nga Besa e Pejës. “Mentor Zhdrella është pjesë e Llapit. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me katër herë futbollistin më të mirë të Kosovës, Mentor Zhdrellën. Llapi dhe llapjanët i dinë vlerat e tua, andaj ne prej teje presim shumë në rrugën tonë drejt trofeve!”, bëhet e ditur nga FC Llapi. Batatina tha se me Zhdrellën Llapi do të frymojë me ndryshe.  Batatina nga 1 korriku ka filluar përgatitjet me ekip, ku punon me intensitet të shtuar, duke paralajmëruar se do të jenë me lojë më cilësore se në kampionatin paraprak. 

“Bota sot”: Llapi përforcohet me Mentor Zhdrellën,  a konsideroni se do të jetë edhe më i fuqishëm?

Tahir Batatina: Po, me ardhjen e lojtarit më të mirë në Kosovë, Llapi do të frymojë ndryshe sepse në skuadër rikthyem katër lojtarë po në këtë afat kalimtar, Ilir Blakçorin, Benjamin Eminin, Meriton Mehmetin dhe Mentor Zhdrellën. Kam deklaruar se filozofia ka qenë që skuadra mu mbuluar me lojtar vendorë dhe këtë ia arritëm së bashku me kryesin sidomos me kryetarin e klubit, Nexhat Dumnicën.

“Bota sot”: Çfarë synoni me këto përforcime në edicionin e ri?

Tahir Batatina:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat