Futbolliste ka, kushte s’ka e nuk kemi as ku të lahemi!

Futboll

Futbolliste ka, kushte s’ka e nuk kemi as ku të lahemi!

Nga: Alije Hamiti Më: 17 korrik 2017 Në ora: 17:12
Alije Hamiti

Debate

Duhet të jemi me të hapur e më konkret, ta dimë se çfarë po duam dhe jo të kënaqemi me ato që nuk duhet të kënaqemi. Mos të kënaqemi me kushtet çfarë kanë futbollistet (femrat) në klubet e Kosovës, sepse shumicës i mungojnë kushtet edhe elementare jo vetëm për stërvitje. Edhe ne vajzat duam teshatore, të lahemi pas çdo stërvitje dhe pas çdo ndeshje ashtu si i gëzojnë futbollistët meshkujt. Të drejtat janë të barabarta, 50 me 50, nuk ka dallime pse ai është mashkull e ne femra, sepse sport është si ai e si ky, me 11 lojtare luhet në përbërje te femrat e me 11 te meshkujt. Në Kosovë ka futbolliste, por mjerisht s’ka kushte dhe as nuk kanë ku të lahen futbollistet. Është mëkat ku pas stërvitjes apo pas çdo ndeshje nuk kemi ku lahemi,  sepse edhe vet sa isha pjesë e klubeve të Kosovës, e kisha provuar në lëkurën time. Kjo më ka mërzitur më së shumti.  Shfrytëzojeni kapacitetin e futbollisteve që kemi, mos lejoni të na shuhen talentet për pak kusht e për pak para, plotësojeni kushtet elementare.

Pse mos të kemi fusha të mira, pse mos të kemi teshatore ashtu si duhet dhe edhe të pastrohemi pas ndeshjes ose thënë më konkretisht të lahemi. Edhe femrat janë botë e njerëzimit, meritojnë standard dhe jo të udhëtojnë me paratë e tyre. Më bëhet qejfi që klubi i futbollit Hajvalia përforcohet për garat e Champions League. Janë ekip simpatike, meritojnë kushte e kushte më të mira, sepse ato nuk e prezantojnë veten e tyre, por tërë Kosovën. Kualifikimi i saj sa më lartë, është pasqyrë edhe për vetë futbollin tonë dhe shtetin. Një Hajvalia e fortë, me kushte normale, edhe kualifikimi do të realizohej,  jo vajzat të vuajnë për kushte që në botën perëndimore as që diskutohet ajo.

Unë për veti jam e kënaqur me ekipin ‘Juban Danja’ nga Shkodra, dhe falënderoj trajnerin tim Qerim Shaqiri, që më ka jap hapësirë të jem në ekipin shkodran dhe se ai gjithmonë me ka jap mundësi të ushtroj në KFF Vizion. Më kanë lënë të lirë dhe të jem pjesë e ‘Juban Danja” . I jam mirënjohës edhe presidentit Ferdinand Jaku dhe trajnerit të Jubanit, si dhe vajzat që gjithmonë më kanë mbështetur. Sepse shkuam në Shqipëri se ka kushte më të mira, të paktën një pagë mujore e kemi, sepse me kushtet që janë Kosovë janë shumë të vështira, por këtu s’ka mundësi as me treguar veten.

Autorja është futbolliste “Juban Danja” nga Shkodra

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat