Babai i vëllezërve Xhaka dhuron topa për Prishtinën

Futboll

Babai i vëllezërve Xhaka dhuron topa për Prishtinën

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:07
Babai i vëllezërve Xhaka dhuron topa për Prishtinën

Pas dhjetë ditësh pushim klubi i futbollit Prishtina ka rinisur seancat stërvitore në kuadër të fazës së dytë përgatitore. Ato së pari do të zhvillohen në fushat e stadiumit të KEK-ut në Kastriot.

Ndërsa, para fillimit të stërvitjeve, babai i dy futbollistëve Xhaka, Ragip Xhaka, ka dhuruar topa për skuadrën tonë për çka futbollistët dhe shtabi teknik e falënderuan për dhuratat të cilat janë s’janë të parat nga babai i dy yjeve futbollistë shqiptarë, Taulant e Granit Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat