Trajneri i kombëtares mbërrin në tokën shqiptare

Futboll

Trajneri i kombëtares mbërrin në tokën shqiptare

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 00:47
Christian Panucci

Ka filluar sot, aventura e Christian Panuccit, në krye të kombëtares shqiptare të futbollit.

Italiani ka mbërritur në tokën shqiptare, duke zbritur në aeroportin e Rinasit, rreth orës 23:40 minuta të ditës së martë. 

Ai pritet që nesër të nënshkruajë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të nisë zyrtarisht aventurën e tij, në drejtimin e kombëtares kuqezi. 

Christian Panucci do të zëvendësojë në këtë post, italianin tjetër, Gianni De Biasi, i cili drejtoi kombëtaren shqiptare nga viti 2011, deri muajin e kaluar. 

Image
Christian Panucci në Tiranë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat