Szczesny në Juventus

Futboll

Szczesny në Juventus

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 17:15
Wijciech Szczesny

Polaku Wijciech Szczesny nga Roma kaloi në Juventus. Sipas mediave italiane, ai kaloi për një shifër rreth 15.3 milionë euro. Transferimi u konfirmua nga Juve nëpërmjet faqes zyrtare të klubit. Portieri do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

Bardhezinjtë do të paguajnë 12.2 milionë euro në dy vite plus 3.1 milionë të tjera nëse kapen disa bonuse në bazë të paraqitjes së tij.

Raportohet se 27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë nga e cila do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon. “Jam shumë i lumtur që ndodhëm këtu,” tha Szczesny. “A kam folur me Buffon? Patjetër, ai është një djalë për së mbari. Jam me fat që do të stërvitem pranë tij”, ka thënë Szczesny.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat