Gentiana nga Gjermania i bashkohet Kosovës

Futboll

Gentiana nga Gjermania i bashkohet Kosovës

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:43
Pamje nga stërvitja

Në ditën e dytë të stërvitjeve Kombëtarja e Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave në stadiumin e fushës sintetike në Ferizaj, përzgjedhësi Kushtrim Munishi  bashkë me ndihmësit e tij ka vazhduar të vëzhgojë dhe hulumtojë përparësitë dhe mangësitë individuale të futbollisteve dhe përshtatja e tyre në pozitat e ndryshme. Po ashtu në stërvitjen e sotme ju bashkëngjitën edhe dy futbolliste të reja. Mirela Jakupi e ardhur nga skuadra (Aire Le Lignon) nga Gjeneva e Zvicrës dhe Gentiana Xhekaj nga (FC Kaarst) nga Gjermania.  Kështu përzgjedhësi Munishi do të ketë edhe më shumë futbolliste në dispozicion për të parë cilësitë e tyre dhe të ketë një përzgjedhje më të mirë. Vashat edhe nesër do të kenë stërvitjen e radhës në po të njëjtin stadium. Stërvitjen e sotme nga afër e ndoqi edhe përzgjedhësja e Kombëtares A të Kosovës  Afërditë Fazliu bashkë me trajnerin Veton Çitaku dhe vëzhguan disa futbolliste. Pas stërvitjeve ne morëm disa opinione në lidhje me seancat stërvitore.

Kushtrim Munishi, përzgjedhës, tha: Ne edhe sot vazhduam të kemi përgatitje edhe më intensive dhe të shohim nga afër secilën futbolliste, në mënyrë që ta kemi sa më të qartë strukturën e futbollisteve të cilat do të udhëtojnë në ndeshjet parakualifikuese në shtator. Do të vazhdojmë të kemi edhe më shumë grumbullime sepse kemi nevojë që futbollistet të njihen dhe të komponohen më mirë ndërmjet veti. Ne dhe javën e ardhshme do të vazhdojmë dy ditë me grumbullime dhe do të shikojmë të aranzhojmë ndonjë ndeshje kontrolluese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat