Rrugëtimi historik

Futboll

Rrugëtimi historik

Nga: Aziz Zuka Më: 20 korrik 2017 Në ora: 19:17
KF Vllaznia 1978

Skuadra e futbollit Vllaznia nga Pozhorani, ka kaluar në disa etapa tejet të vështira, megjithatë ka arritur në mënyrën më të mirë të mundshme t’i mbijetojë shuarjes si klub siç bënë shumë skuadra nga Anamorava. Vërehet që skuadra me tifo-grupin “Tigrat”, gjatë viteve të fundit ka filluar një rritje të jashtëzakonshme, pasi shihet se një pjesë të madhe e kaloi në Ligën e Dytë (rangu i tretë). Vllaznia doli më e suksesshme në takimin e barazhit me skuadrën e Ferizajt, duke shkruar historinë dhe u bë anëtar i ri i Superligës së Kosovës.

Vllaznia ngadhënjeu me penallti me rezultat 3:2, ngase ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0:0, kurse pas vazhdimeve 1:1. Këtë sukses e kremtuan mijëra simpatizantë të Pozharanit dhe të Komunës së Vitisë.   Vllaznia është  formuar më 12 gusht të vitit 1973. Iniciativa për formimin e këtij klubi kishte ardhur nga organizata rinore e  Pozharanit dhe Këshillit Organizativ: Ibrahim Kurteshi (i ndjerë) emrin e të cilit e mbanë edhe stadiumi, Sylejman Alidema,  Feriz Pira, Beqir Zuka, Beqir Ramiqi (i ndjerë), Sadik Terziu, Nuhi Musa etj.

Shovenistëve serbë në komunë u pengonte emri “Vllaznia”!

Deri në themelimin e klubit pozharanas në komunën e Vitisë ekzistonte vetëm një klub futbolli i quajtur ”Moravac” në të cilën luanin vetëm serbë, sepse kurrë dhe asnjëherë nuk u jepej mundësi dhe hapësirë lojtarëve shqiptarë për të luajtur.  E këtë e dëshmon edhe fakti se  gjatë procedurës së regjistrimit të KF Vllaznisë,  Këshilli iniciativë për formimin e këtij klubi, pati shumë pengesa “procedurale“, por jo vetëm kjo, atëherë serbëve shovenist u pengonte edhe emri i klubit “Vllaznia”, por meqë serbët në Pozharan nuk patën edhe aq reagime për emrin, më në fund autoritetet komunale të asaj kohe i dhanë “vizën”  se mund të regjistrohet. Fillimisht KF Vllaznia u inkuadrua në Ligën e Qarkut të Prishtinës, ku tregoi rezultate të befasishme për të mirë. Vllaznia aty garoi vetëm një vit 1973/74, sepse pas formimit të Ligës së Qarkut...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat