Di Maria fton përforcimin e madh nga Barcelona në PSG

Futboll

Di Maria fton përforcimin e madh nga Barcelona në PSG

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 09:16
Angel Di Maria

Angel Di Maria i ka bërë thirrje sulmuesit të Barcelonës, Neymar të transferohet në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas ka pranuar se do të dëshironte që braziliani t’i bashkohej ekipit nga Parc des Princes.

“I takon trajnerit Unai dhe stafit të tij”, deklaroi Di Maria për “Sports Illustrated”.

“Por, çdo futbollist që vjen në klub do të jetë i mirëseardhur. Ne jemi një klub i madh që dëshiron të fitojë tituj andaj ne kemi shumë futbollistë të rëndësishëm. Neymar do të pritej me krah të hapur”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat