Kukësi i ofron Jashanicës rrogën e lartë të spanjollit Serran, pëlqehet edhe Gavazaj

Futboll

Kukësi i ofron Jashanicës rrogën e lartë të spanjollit Serran, pëlqehet edhe Gavazaj

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:19
Bajram Jashanica

Largimi i Alberto Serran ka lënë një boshllëk të madh në mbrojtjen e Kukësit, pasi vetëm Rustem Hoxha është nën kontratë, teksa Ylli Shametit i ka mbaruar dhe nuk dihet nëse do të rinovojë. Ky i fundit ka qenë pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kukësit dhe kontribuuesi kryesor për fitimin e titullit.
Presidenti Gjici nuk do e lëshonte për asnjë çmim beniaminin e tifozërisë kuksiane duke parë formën e shkëlqyer që mbrojtësi po kalon, por edhe eksperiencën e tij. Por, drejtuesit e Kukësit po mendojnë për partnerin e Shametit në qendër të mbrojtjes, e një alternativë mjaft e goditur është Bajram Jashanica.
Mbrojtësit të Skënderbeut i përfundon kontrata këtë verë, e duke ditur këtë fakt drejtuesit e verilindorëve janë hedhur në sulm për ta afruar te Kukësi qendërmbrojtësin kosovar. Gazeta mëson ekskluzivisht se drejtues të Kukësit kanë biseduar me agjentin e lojtarit dhe me vetë Jashanicën, ku i kanë i kanë shprehur dëshirën që shtatlarti t’i bashkohet Kukësit, ndërkohë që i kanë dhënë dhe ofertën e tyre, raporton panoramasport.
Bëhet fjalë për një rrogë mjaft të mirë mujore. Shuma që do paguhej Serran, tashmë mund të kalojë për Jashanicën, nëse do pranojë ofertën. Serran kishte një kontratë njëvjeçare me rreth 60 mijë euro në sezon. Duke parë ofertën mjaft të mirë të verilindorëve, nuk është çudi që Kukësi t’i rrëmbejë Skënderbeut një nga lojtarët më të mirë.
Por, Jashanica nuk është lojtari i vetëm që kuksianët duan t’i rrëmbejnë Skënderbeut, pasi në planet e tyre është dhe Enis Gavazaj. Kukësi interesohet dhe për 22-vjeçarin nga Prizreni, i cili mund t’u bëjë punë verilindorëve në të majtë të sulmit.
gavazaj
Zyrtarë të klubit verilindor pohojnë për gazetën se klubi i Kukësit nuk ka nxjerrë emrat e lojtarëve që kërkojnë, sidomos të Jashanicës që është në kontakte, për shkak të respektit për klubin homolog dhe lojtarët, duke ditur se janë në aktivitet intensiv për ndeshjet e Europa Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat