Në hapje Shkëndija - Vardari, Renova e Shkupi në sprovë

Futboll

Në hapje Shkëndija - Vardari, Renova e Shkupi në sprovë

Nga: K. Goca Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:25
Pamje nga një ndeshje

Shorti për sezonin e ri 2017-2018 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ka përcaktuar që Shkëndija në javën e parë të jetë vendase e Vardarit të Shkupit. Ndeshja do të luhet më 12 gusht në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Ndërkaq dy skuadra tjera shqiptare,  Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi, janë para sfidave të vështira. Renova do të luan në Shkup kundër Rabotniçkit, kurse Shkupi do ta pres anëtarin e ri të elitës, Akademia Pandev.

Çiftet e javës së parë

Shkëndija - Vardari

Shkupi- ?kademia Pandev

Pobeda- Pelisteri

Rabotniçki-Renova

Sileksi - Skopje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat