Kush më kë takohet në Ligën e Parë të Kosovës?

Futboll

Kush më kë takohet në Ligën e Parë të Kosovës?

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:37
Pamje nga shorti

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Parë. Fillimisht kryetari i KG-së, Ismet Ahmeti në emër të komisionit dhe të FFK-së i ka përshëndetur përfaqësuesit e klubeve duke iu dëshiruar një edicion të suksesshëm dhe më pas është bërë edhe tërheqja e shortit. Edicioni i ri në Ligën e Parë fillon më 26 gusht.

Çiftet e Ligës së Parë

KEK-u – Bashkimi (K)

Kika – Ramiz Sadiku

Hajvalia – Fushë Kosova

Ballkani – Vitia

Kosova (P) – Trepça

Rahoveci – Vushtrria

Onix Banje – 2 Korriku

Ferizaj – Dukagjini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat