Juventus bën ofertë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

Futboll

Juventus bën ofertë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 17:27
Elseid Hysaj

Juventus ka hyrë në garë për mbrojtësin e djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.

Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysajt ka treguar se Juventus ka bërë ofertë për klientin e tij

Por, ai tha se Napoli ka bërë shumë mirë që ka refuzuar ofertën, pasi dëshiron t’i mbaj në skuadër lojtarët më të mirë.

“Ka mundësi që Juventus a bërë ofertë për Hysajn dhe ka mundësi që Napoli ka refuzuar ofertën për Hysajn”, tha Giuffredi për Radio Crc.

“Është e drejtë që Napoli ka refuzuar ofertën,, sepse dëshiron t’i mbaj në skuadër lojtarët më të mirë”.

Përveç Juventusit, Tashmë Napoli ka refuzuar edhe Interin dhe Bayern Munichun për Hysajn.

Image
Artikulli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat