Tre gjigantët evropian tentojnë transferimin e Asensios, Reali iu kthen përgjigje

Futboll

Tre gjigantët evropian tentojnë transferimin e Asensios, Reali iu kthen përgjigje

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:00
Marco Asensio

Njëri nga zbulimet e vitit të kaluar në Real Madrid, padyshim që ishte Marco Asensio.

Sulmuesi anësor shkëlqeu me fanellën e Real Madridit duke shënuar gola të rëndësishëm.

Reprezentuesi spanjoll kësisoj ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane të cilat duan transferimin e tij.

Manchester United, Arsenal dhe Juventus janë tri skuadrat që kanë tentuar transferimin e tij.

Por sipas të përditshmes ‘Don Balon’, Real Madridi ka refuzuar ta lë të lirë yllin e tyre.

Për 21-vjeçarin ‘Los Blancos’, kanë refuzuar çdo lloj bisedime dhe oferte nga skuadrat e lartpërmendura.

Kësisoj Asensio do të mbetet edhe më tej pjesë e gjigantit spanjoll, pasi trajneri Zinedin Zidane llogaritë në shërbimet e tij.

Asensio ka kontratë me kampionët e Evropës deri në qershor të vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat