Conte: Në Premier League do të jetë një sfidë e madhe

Futboll

Conte: Në Premier League do të jetë një sfidë e madhe

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 14:14
Conte

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, beson se të tijtë mbeten ekipi për t’u mundur në Angli. Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City në veçanti kanë investuar shumë në skuadrat e tyre, përpara asaj që premton të jetë një garë tepër e luftuar gjatë sezonit të ardhshëm. “Sigurisht, ne fituam titullin e Premier League sezonin e kaluar.

Chelsea e fitoi titullin në sezonin 2014-2015 dhe më pas kampionatin e mori Leicester City, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos marrim asnjë kundërshtar me lehtësi. Sigurisht, sezoni i ardhshëm në Premier League do të jetë një sfidë e madhe për ne”, ka thënë Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat