Osmani: Kemi ekipin dhe tifozerinë më të mirë!

Futboll

Osmani: Kemi ekipin dhe tifozerinë më të mirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2017 Në ora: 19:07
Labinot Osmani

Trepça nga Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj, KEK-u nga Kastrioti, Dukagjini i Klinës etj. janë disa nga skuadrat që do të luftojnë për t’u ngjitur në elitën e futbollit. Vushtrria pretendon se do ta realizojë qëllimin e saj, duke pasur parasysh edhe fondin e mirë që ka me futbollistë. Pas disa vjetësh në kolektiv është rikthyer edhe sulmuesi prej më të mirëve në vend, Labinot Osmani. Rikthimi i tij shton edhe më shumë gjasat e këtij kolektivit për të luftuar për kreun e tabelës.

Osmani thotë se kushtet janë të mira në ekip, që japin forcë për të arritur objektivin që kanë para vetes. Vushtrriasit stërviten me përkushtim nën drejtimin e trajnerit Isa Sadriu. “Atmosfera është shumë e mirë. Jemi duke stërvitur me përkushtim, ndonjëherë edhe dy herë në ditë”, thotë Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vushtrria ka një numër të madh të lojtarëve me përvojë, për çka bënë me dije se do të jenë kandidat kryesor për dy vendet e para, që i shpie direkt në elitë? “Kemi bërë kombinim mes lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinjve, kështu që jemi kandidat kryesor ndoshta...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat