“Guardiola, dua të vije tek ti te Manchester City”

Futboll

“Guardiola, dua të vije tek ti te Manchester City”

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 22:25
Suarez/ / Neymar/ Messi

Derisa Barcelona po përgatitet të humbasë Neymarin këtë sezon, një emër të madh ka mundur ta humbasë verën e kaluar.

Bëhet fjalë për lojtarin më të madh në histori të klubit të tyre, Lionel Messi.

Është transmetuesi spanjoll TV3, që ka rindërtuar në detaje historinë e lidhjes së Lionel Messit me Manchester Cityn, një sezon më parë.

Sipas kësaj medie, Messi ka kërkuar kalimin te City, ku do të kishte për trajner Pep Guardiolan.

Por pastaj, argjentinasi ishte bindur për të qëndruar te Barcelona.

Një kalim i Messit te Manchester City, do të ishte padyshim lëvizja më e madhe në histori të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat