Barcelona mendon ta denoncojë PSG-në në UEFA për Neymarin

Futboll

Barcelona mendon ta denoncojë PSG-në në UEFA për Neymarin

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 06:50
Neymar

Çështja Neymar sa vjen e bëhet edhe më e komplikuar, pasi Barcelona nuk po pajtohet assesi me largimin e tij edhe në rast pagimi të klauzolës.

Ditëve të fundit është folur shumë për një largim të yllit brazilian, Neymar drejt Paris Saint-Germain, ku këta të fundit thuhet se janë gati të paguajnë edhe klauzolat e largimit të tij prej 222 milionë euro.

Megjithatë, gjiganti katalunas nuk po pajtohet me ‘lojë’ e francezëve për t’ia rrëmbyer Neymarin, dhe drejtuesit e klubit kanë diçka të ‘mençur’ në mendjen e tyre.

Sipas gazetës spanjolle AS, Barcelona po mendon të denoncojë PSG-në në UEFA për thyerje të Fair Play Financiarit (FFP), pasi transferimi i tij prej 222 milionë eurove do të thyente të gjitha rekordet.

Në anën tjetër edhe UEFA para disa ditëve e ka njoftuar skuadrën franceze se duhet të bëj shitje së paku 110 milionë euro, pastaj të tentoj transferimin e yllit brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat