Allegri: Ja cila skuadër do të rivalizojë Juventusin për titull

Futboll

Allegri: Ja cila skuadër do të rivalizojë Juventusin për titull

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 09:52
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e pranon se këtë sezon do të jetë më e vështirë për ta fituar titullin e Serie A.

Por, pavarësisht se shumica e skuadrave janë përforcuar, ai beson se Roma do të vazhdojë të jetë rivali i tyre kryesor.

“Këtë sezon do të jetë më e vështirë për ne, sepse të gjithë rivalët tanë janë përforcuar”, tha Allegri për Premium Sport.

“Vitin e kaluar Roma mblodhi 87 pikë, thyen rekordin e tyre historik dhe kështu janë rivali ynë kryesor. Por, Napoli, Milan dhe Inter do të luftojnë po ashtu për titull duke mos përjashtuar as Lazion”.

Juventus në gjashtë sezonet e fundit ka fituar titullin e Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat