Barcelona insiston për Coutinho

Futboll

Barcelona insiston për Coutinho

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 17:44
Philippe Coutinho

Katalunasit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i brazilianit, pasi Neymar tashmë vec mund të konsiderohet lojtar i PSG.

Barcelona do të injorojë pretendimet e Liverpool se Philippe Coutinho nuk është në shitje duke bërë një ofertë të re për të, që peshon 120 milionë euro.

Katalunasit janë në kërkim të një zëvendësimi për Neymar, pasi i kanë dhënë leje që të largohet në drejtim të Paris Saint-Germain.

Liverpool ka vendosur ta mbajë brazilianin, por raportimet se Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për të nuk kanë të ndalur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat