11-sha që PSG-ja do të mund ta blinte me paratë për Neymarin

Futboll

11-sha që PSG-ja do të mund ta blinte me paratë për Neymarin

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 18:36
Neymar

Neymari është shumë pranë kalimit te gjiganti francez, Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar për një shumë rekorde që do të shkojë në arkat e Barcelonës.

Transferimi i tij do t’i kushtojë PSG-së 222 milionë euro.

Por, me ato para PSG-ja mund ta kishte blerë një 11-she, dhe Goal ka zgjedhur lojtarët të cilët do të mund t’i blinte klubi francez.

Goal e nis listën me portierin Wojciech Szczesny që i kushtoi Juventusit 12 milionë euro, kurse Bonucci u bashkua me Milanin për 42 milionë euro. Në anën tjetër Pepe u transferua si lojtar i lirë te Besiktasi, dhe në të njëjtën mënyrë edhe Sead Kolasinac tek Arsenali nga Schalke.

Dani Alves është një lojtar tjetër që u bashkua me PSG-në si transfer i lirë, me Ricardo Rodriguez që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes dhe që Milani i kushtoi 17 milionë euro.

Për një mesfushë solide Goal ka zgjedhur Nemanja Matiqin e Lucas Leivan, të cilën u bashkuan me Unitedin për 45 milionë euro, përkatësisht Lazios për 5 milionë euro.

Në sulm i rikthyer tek Evertoni, Wayne Rooney ishte transfer i lirë, përderisa James Rodriguezi u bashkua në huazim me Bayernin nga Real Madridi për 10 milionë euro.

Kurse më i shtrenjti në këtë 11-she është Lukaku që Unitedit i kushtoi 85 milionë euro.

Por, edhe me këtë çmim të Lukakus nuk arrihet plotësisht shifra që pritet të paguhet për Neymarin. Në total kjo 11-she do t’i kushtonte PSG-së 218 milionë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat