Transferimi i Neymar mbetet pezull, La Liga nuk e pranon shumë e 222 milionë eurove shkaku i Financial Fair Play

Futboll

Transferimi i Neymar mbetet pezull, La Liga nuk e pranon shumë e 222 milionë eurove shkaku i Financial Fair Play

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 13:15
Presidenti i La Ligas ka refuzuar të pranojë 222 milionë euro për një lojtar që të largohet nga Barcelona

La Liga ka përmbushur kërcënimin e Javier Tebas, të publikuar dje nga AS.

Një emisar në emër të Neymar dhe PSG kanë ardhur këtë mëngjes në selinë e La Ligas për të depozituar shumën e klauzolës së përfundimit të kontratës së brazilianit me Barcelonën.

Megjithatë, presidenti i La Ligas ka refuzuar të pranojë 222 milionë euro për një lojtar që të largohet nga Barcelona.

Juan de Dios Crespo ka qenë ai që e ka dërguar shumë për prishje të kontratës me një dokument të bankës me shumën e 222 milionë eurove.

Ky proces duhej të depozitohej në La Liga, institucion i cili, siç ishte konfirmuar nga presidenti Javier Tebas, e hodhi poshtë kategorikisht, dukë thënë se shkelet dukshëm Financial Fair Play (FFP).

“Edhe nëse PSG nuk e paguan klauzolaën e plotë ne do t’i raportojmë ata”, kishte thënë Tebas për Sport dhe AS.

“Ne vetëm e kemi paralajmëruar presidentin e Paris Saint-Germain, dhe kemi pritur dhe tani e shohim se ata janë të njëjtë”.

“Ne nuk mund të pranojmë numra që i kalojnë përfitimet e Real Madrid dhe Barcelonës. Askush e beson këtë”, ka thënë Tebas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat