23 vjet më parë, kur Shkëndija luante me fanellat e Milanit

Futboll

23 vjet më parë, kur Shkëndija luante me fanellat e Milanit

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2017 Në ora: 14:10
Shkëndija nga Tetova në vitin 1994

Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, do të përballet me shtatë here kampionin e Evropës, Milanin. E veçanta është se para 23 vjetësh përkatësisht në vitin 1994 Shkëndija luante me fanellat e Milanit.

Ja një foto e para 23 vjetësh, kur Shkëndija kishte veshur fanellat e Mlanit, një klub që e simpatizonin shumë, por tani do të kenë rival në fushë. Me 17 gusht në stadiumin Telekom në Shkup, Shkëndija sfidohet nga Milani, ajo e kthimit luhet pas një jave në San Siro, në kuadër të play-offit në Europa League.  Këtë foto na dërgoi analisti Vigan Qorrolli dhe e quajti këtë sfidë historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat