Neymar prezantohet të PSG: Dua të bëj histori

Futboll

Neymar prezantohet të PSG: Dua të bëj histori

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 15:41
Neymar

Sulmuesi brazilian Neymar është prezantuar zyrtarisht para mediave si futbollisti më i ri i skuadrës franceze, PSG. Transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, plot 222 milionë euro të paguara për të në arkat e Barcelonës, tha para gazetarëve se nuk ndikohet aspak nga paratë dhe se PSG-ja ishte një zgjedhje me zemër. Ai do të paguhet 30 milionë euro në sezon. “Dua të bëj histori, ndaj kam ardhur këtu; për sfida të reja dhe ambiciet e klubit. Qëllimi ynë përfundimtar është Liga e Kampionëve, por ne, gjithashtu, duam t’i fitojmë të gjithë trofetë e tjerë. Unë dua të falënderoj Pastore, që më la fanellën me numrin 10. Ka pasur momente të presionit të madh për shkak se ka qenë një nga vendimet më të vështira. Largimin nga Barcelona e kam vendosur dy ditë më parë, në kohën kur kam komunikuar me Valverde.

Trajneri ishte i pari, që ia komunikova vendimin për t’u transferuar te PSG-ja, më pas të gjithë ekipit. Fotoja e Pique ishte një shaka e tij. Në të vërtetë atë ditë nuk e kisha vendosur nëse do të lëvizja përfundimisht. Pique është një mik i madh, që kam në futboll. I uroj atij më të mirën”, ka thënë Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat