Ancelotti: Presion kemi para sfidës me Dortmundin

Futboll

Ancelotti: Presion kemi para sfidës me Dortmundin

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 18:29
Ancelotti

Me padurim pritet ballafaqimi i sotëm ndërmjet Dortmundit dhe Bayern Munihut. Një sfidë që çon në këmbë jo vetëm gjermanët, kur kihet parasysh se përballen dy skuadrat më të mira. Superkupa e Gjermanisë luhet në orën 20.30 në “Signal Iduna Park” në Dortmund. Te dyja skuadrat kanë synimet e tyre, ndërsa verdhezinjtë besojnë e shpresojnë në përkrahjen e madhe nga tifozët, kurse Bayerni nuk është në formën e duhur nëse merren parasysh sfidat e fundit që ka zhvilluar në një turne. Sikur të mos mjaftonte forma e dobët fizike e futbollistëve pas një turneu 12-ditor në Kinë dhe Singapor, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka edhe disa mungesa. “Nuk jemi në formën ideale, por kemi 14 ditë për ta arritur atë, para se të fillojë kampionati”, ka thënë Ancelotti. “Presion kemi, por është presion pozitiv, ashtu si në çdo finale. Kemi humbur pesë ndeshje këtë verë, por po flasim për miqësore dhe në fazë ndodhin këto gjëra, ashtu si lëndimet e lojtarëve dhe lodhja. Sot duam fitoren. Do të kemi 80 mijë tifozë verdhezi kundër dhe në Dortmund na pret me të vërtet një atmosferë elektrizuese”, - ka thënë Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat