Liverpool jep OK për shitjen e Coutinhos

Futboll

Liverpool jep OK për shitjen e Coutinhos

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 08:55
Philippe Coutinho

Liverpool më në fund është dorëzuar për shitjen e brazilianit, Philippe Coutinho.

Barcelona duket se është shumë afër që të nënshkruaj me yllin brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili shihet si zëvendësues i Neymar që u transferua në PSG.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja katalunase, Sport, e cila njofton se Liverpool do të lejojë largimin e brazilianit.

Presidenti i Klubit nuk dëshiron t’i humbas 100 milionë euro, kur e di se në vitin 2012 e transferuan Coutinhon për vetëm 11 milionë euro nga Inter.

Por, vendimi i Presidentit është në kundërshtim me vullnetin e trajnerit Jurgen Klopp, i cili insiston se me asnjë çmim Coutinho nuk do të shitet.

Në listën e Barcelonës përveç Coutinhos janë edhe Ousmane Dembele, Paulo Dybala dhe Kylian Mbappe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat