Agjenti i Draxlerit arrin në Barcelonë

Futboll

Agjenti i Draxlerit arrin në Barcelonë

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 16:27
Rozer Wittman, agjenti i mesfushorit të PSG, u pa sot në aeroportin El Prat të Barcelonës.

Barcelona kërkon të mbush boshllëkun e lënë prej Neymarit, i cili kaloi për 22 milionë euro në PSG.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, katalonasit kanë nisur negociatat përveç se me Coutinhon dhe Dembelen, edhe me Julian Draxlerin.

Madje, Rozer Wittman, agjenti i mesfushorit të PSG, u pa sot në aeroportin El Prat të Barcelonës.

Gazeta nuk ka qenë në gjendje të konfirmoj arsyen e shkuarje së agjentit në Barcelonë, por raportohet se Barcelona e sheh reprezentuesin gjerman si zëvendësues të Iniestas.

Theksojmë se mesfushori me tipare sulmues është transferuar gjatë janarit dhe tashmë ka impresionuar në 17 paraqitjet në Ligue 1, duke shënuar katër gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat