Coutinho pranë transferimit te Barcelona

Futboll

Coutinho pranë transferimit te Barcelona

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 18:06
Philippe Coutinho

Katalanasit janë në kërkim të pasardhësit të Neymar.

Me shitjen e brazilianit Neymar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, Barcelona është vënë në kërkim të një lojtari që do ta mbush vendin e lënë të lirë nga ai.

Sic raporton e përditshmja El mundo Deportivo, një delegacion i katalanasve tashmë ndodhet në Angli, për të biseduar me drejtuesit e Liverpoolit transferimin e mundshëm të Philipe Coutinhos në Camp Nou.

Pengesa e parë që haset në këto bisedime është rezistenca që duket se Liverpoooli dhe trajneri Jurgen Kloop do t’i bëjnë kësaj oferte, por dëshira e lojtarit si dhe shifrat e larta që shtrohen në tavolinë mund të zgjidhin gjithçka.

Barcelona është gati të paguajë 120 milionë euro për Cotinhon që siç ka deklaruar, do të ishte i lumtur të luante në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat