Dortmundi i vendos çmim shumë të lartë Barcelonës për Dembelen

Futboll

Dortmundi i vendos çmim shumë të lartë Barcelonës për Dembelen

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 20:46
Ousmane Dembele

Barcelona është duke tentuar të gjejë zëvendësim për Neymarin, ndërsa bisedimet për yllin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, kanë filluar.

Por ajo që i ka shokuar jo pak drejtuesit të Barcelonës është çmimi i vendosur nga gjermanët prej 150 milionë euro.

Oscar Grau dhe Raul Sanllehi gjenden në Gjermani për të negociuar për Blaugranat, duke shpresuar që ta zbresin çmimin në 120 milionë euro.

Sipas L’Equipe, Barcelona tashmë ka marrëveshje me lojtarin.

Barcelona ka para pasi ka shitur Neymarin te PSG për 222 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat