Reali më i mirë se Manchester Utd, fitoi Superkupën e Evropës

Futboll

Reali më i mirë se Manchester Utd, fitoi Superkupën e Evropës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2017 Në ora: 21:04
Festimi i golit

Në një atmosferë fantastike në stadiumin "Telekom Arena" në Shkup, Real Madridi ia doli të triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Manchester Utd. Reali Madridi e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri, me trofeun e Superkupës së Evropës. Qysh në minutën e 24-të, madrilenët kaluan në epërsi. Autor i golit kush tjetër, braziliani Casemiro. Futbollisti Casemiro kaloi në epërsi Realin, duke i dhënë krah edhe më shumë për në vazhdim të ndeshjes. Një fakt interesant ka qenë në minutën e 30-të, sipas rregullave të reja të UEFA-s, pushohet pak minuta dhe për t'u freskuar futbollistët për shkak të temperaturave të larta. Më pas vazhdon ndeshja e cila ka qenë mjaft dinamike. Në minutën e 52-të, Isco me dinakërinë e tij mposhti portierin David de Gea dhe 2:0. Manchester Utd lufton me të gjitha forcat dhe arriti që të realizoi në minutën e 62-të. Romelu Lukaku ngushton humbjen në 2:1, por jo edhe të bëjnë me shumë deri në fund. Duhet theksuar se në minutën e 60-të, Gareth Bale e qëllon tërthorësen, por i pafat që të thellojë epërsinë e Realit. Kampioni i Evropës, Reali u tregua i fortë, ku duhet theksuar se sulmuesi më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, u aktivizua në minutën e 83-të në vend të Benzemas. Ronaldo nuk luajti titullar për shkak se ende nuk është në vijën e duhur për shkak të lëndimit, ndërsa trajner Jose Mourinho me Manchester Utd nuk ia dolën të befasojnë rivalin. Megjithatë, fituesi i Europa League u paraqit mjaft mirë, por hasi në rival të fortë siç është Reali apo 12 herë kampioni i Evropës.

Real-Manchester 2:1

Stadiumi "Telekom Arena", Shkup.

Shikues: 30.000.

Gjyqtar: G. Rochi (Italia).

Shënues: Casemiro (24'), Isco (52') - Lukaku (62')

Kartonat e verdhë: Carvajal, Ramos - Lingard, Rashford.

Real Madrid: Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Modriç, Bale (Asensio 74'), Casemiro, Isco (Lucas 74'), Benzema (Ronaldo 83').

Manchester United: De Gea, Lindelof, Darmian, Smalling, Pogba, Lingard (Rashford 46'), Ander Herrera (Fellaini 56'), Mkhitaryan, Valencia, Matiq, Lukaku

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat