Kukeli i bashkohet Sionit

Futboll

Kukeli i bashkohet Sionit

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 17:50
Burim Kukeli

Futbollisti shqiptar, Burim Kukeli, ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2019 me FC Sion. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka lënë kësisoj FC Zurich, ku ka luajtur pesë sezonet e fundit. I trajnuar te FC Solothurn, lojtari në fjalë bëri debutimin e tij në Superligën e Zvicrës në vitin 2008 me FC Luzern.

Ai ka luajtur 115 herë për skuadrën e Zvicrës qendrore, para se të lëvizë për te FC Zurich në vitin 2012. Me ekipin nga Letzigrund ai fitoi Kupën zvicerane në vitin 2016 dhe më pas mori pjesë sezonin e kaluar në fazën e grupeve të Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat