Di Maria transferohet në Barcelonë

Futboll

Di Maria transferohet në Barcelonë

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 10:12
Angel Di Maria

Barcelona është në kërkim të ylli ri të pas transferimit të Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Objektiva të Barcelonës janë Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Ousmane Dembel (Borussia Dortmund).

Por, sipas të përditshmes sportive madrilene Marca, Barcelona mund të tentoj blerjen e Di Marias nëse dështon transferimi i Coutinhos ose Dembels.

Madje edhe tifozët e Barcelona e duan transferimin e Di Marias në “Camp Nou”, 52% kanë votuar për blerjen e argjentinasit, 48% ishin kundër.

Ish anëtari i Manchester Unitedit e njeh mirë La Ligën pas për katër sezone, 2010-2014, ishte pjesë e Real Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat