Sergi Roberto gjatë javës vendos për largimin, katër gjigant evropian në pritje

Futboll

Sergi Roberto gjatë javës vendos për largimin, katër gjigant evropian në pritje

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 00:14
Sergi Roberto

Sergi Roberto është duke e humbur durimin me situatën e tij te Barcelona.

Pasi që edhe në këtë sezon është duke luajtur pak dhe në ndeshjen e fundit u fut nga banka rezervë, lojtari nuk po ndjehet mirë në klub.

Edhe zyrtarizimi i Paulinhos që luan në mesfushë ka bërë që morali i lojtarit të bie.

Roberto që ka oferta nga disa klub serioze në Evropë, brenda javë do të marrë një vendim se a do të largohet, apo do të qëndrojë, shkruan Sport.es.

Dy klube angleze si Chelsea dhe Manchester United, por edhe ato italiane, Juventus dhe Milan janë gati ta paguajnë klauzolën e tij prej 40 milionë eurove.

Trajneri i ri Ernesto Valverde e sheh si mesfushor lojtarin e jo si mbrojtës të djathtë duke i dhënë më shumë hapësira në këtë krahë Alex Vidalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat