Hashani: Të jemi arrë e fortë për të gjithë!

Futboll

Hashani: Të jemi arrë e fortë për të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2017 Në ora: 19:21
Erdin Hashani gjatë një veprimit

Vllaznia nga Pozherani mezi presin të debutojnë në elitën e futbollit. Skuadër që u themelua para 43 vjetësh apo në vitin 1974 pretendon të jetë befasi e Superligës së Kosovës. Klubi nga Anamorava në barazh ka arritur qëllimin, kur me penallti 3:2 kishte mundur Ferizajn, pasi takimi në kohën e rregullt kishte përfunduar baras (0:0), edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk kishte fitues (1:1). Erdin Hashani, mbrojtës, në Vllazni ka ardhur nga skuadra e Dritës së Gjilanit. Hashani mendon se do të jenë ndër skuadrat që shumëkujt do t’ia prishin llogaritë në elitë. “Atmosfera është shumë e mirë dhe mendoj për këtë kohë që kemi pasur, jemi përgatitur mirë. Besoj se  jemi gati për këtë edicion të ri dhe shpresoj që të kemi fat, mos të na përcjellin lëndimet gjatë këtij edicioni”, tha Hashani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Më tutje mbrojtësi ka deklaruar se kanë bërë punë të mirë në përgatitje dhe beson se do të reflektojë edhe në rezultate gjatë kampionatit: “Kemi punuar shumë gjatë kësaj faze përgatitore dhe besoj që do të jemi befasia e këtij kampionatit. Punën që e kemi bërë mendoj se do të na shpërblehet. Në ekip kemi shumë lojtarë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat