Haxhimusa: Gjilani, qendër e futbollit për Kosovë!

Futboll

Haxhimusa: Gjilani, qendër e futbollit për Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2017 Në ora: 19:23
Betim Haxhimusa

Të premten (me 18 gusht) me ndeshjen Trepça ’89 nga Mitrovica dhe Flamurtari i Prishtinës, do të hapet edicioni i ri në elitën e futbollit. Të gjitha skuadrat pretendojnë se janë të përgatitur mirë me përjashtim të Besës nga Peja, e cila filloi përgatitjet me vonesë dhe ka pasur një numër jo të vogël të futbollistëve që janë larguar nga kolektivi. Megjithatë, Besa zotohet se do të dëshmojë lojëra të mira në kampionat, e cila në hapje ndeshet me Gjilanin.

Sulmuesi i Gjilanit,  Betim Haxhimusa, shprehet optimist, se skuadra e tij është në formë të mirë dhe beson se do të startojnë me tri pikë në edicionin e ri. Ai ndeshjen me Besën nuk e konsideron të lehtë, ani se kjo e fundit ka nisur me vonesë përgatitjet dhe është e dobësuar pa shumë lojtarë. Haxhimusa tha se qendër për futboll tani është Gjilani, ku jetojnë me këtë sport më të popullarizuar në botë.

“Bota sot”: A është Gjilani i gatshëm për edicionin e ri?

Betim Haxhimusa: Normalisht se po. Konsideroj se maksimalisht jemi të gatshëm për edicionin e ri. Kemi një ekip që mund të luftojë për kampionat dhe për Kupë të Kosovës.

“Bota sot”: Në hapje kundër Besës, a besoni në pikë të lehta?

Betim Haxhimusa: Nuk mund të them në pikë të lehta, sepse është fillimi i kampionatit dhe çdo ndeshje është e vështirë.  Ne në çdo lojë hyjmë ta japim maksimumin dhe për fitore.

“Bota sot”: A është Gjilani kandidat për titull?

Betim Haxhimusa: Pa dyshim se po. Gjilani do të luftojë për titull, për faktin se kemi ekip jashtëzakonisht të mirë.

“Bota sot”: Cilat skuadrat janë për titull përveç Gjilanit?

Betim Haxhimusa: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat