Reali sërish trondit Barcelonën, fitoi Superkupën

Futboll

Reali sërish trondit Barcelonën, fitoi Superkupën

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2017 Në ora: 00:44
Real Madridi

Skuadra e Real Madridit dëshmoi fuqinë edhe një herë ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës, duke e tronditur me rezultat 2:0, në ndeshjen e dytë të finales së Superkupës së Spanjës në futboll.  Ndeshjen e parë në Camp Nou Reali e kishte fituar me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 fiton edhe trofeun e Superkupës së Spanjës, i dyti për edicionin e ri pas atij të Superkupës së Evropës. Madrilenët edhe pa futbollistin Cristiano Ronaldo të dënuar me 5 ndeshje nga Federata Spanjolle, ia dolën ta mposhtin Barcelonën. Qysh në minutën e 4-të, Marco Asensio nga rreth 23-34 metra shënoi eurogol. Ai me goditje të fortë e precize plasoi topin në këndin e djathtë të epërm të portës së ter Stegen, i cili nuk kishte as forcë të reagoi. Në minutën e 39-të, Karim Benzema nga afërsia me mjeshtri thelloi fitoren në 2:0. Barcelona nuk mundi të bëj asgjë dhe ishte edhe një humbje tronditëse për ta brenda tri ditëve. Reali me trajnerin Zinedine Zidane dëshmuan forcën e kampionit në fuqi të Evropës ndaj rivalit më të madh. 
  
Real - Barcelona    2:0

Stadiumi "Santiago Bernabeu", Madrid.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: M. Sanchez.
Kartonat e verdhë: Suarez
Shënues: Asensio (4'), Benzema (39').
Reali: Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Modriç, Kovaçiç (Casemiro 62'), Kroos (Ceballos 80'), Lucas, Benzema dhe Asensio (Hernandez 75').
Barcelona: ter Stegen, Mascherano, Pique (Semedo 50'), Umtiti, Roberto, Rakitiç, Busquets, Gomes (Deufoleu 62'), Alba (Digne 77'), Messi dhe Suarez.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat