Shkupi - Shkëndija luhet të hënën

Futboll

Shkupi - Shkëndija luhet të hënën

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:26
Pamje nga një ndeshje

Edhe përkundër faktit që FC Shkupi doli në mbështetje të KF Shkëndija që kishte bërë kërkesë ndeshja e javës së dytë të shtyhet për datë 13 shtator, Federata e Futbollit të Maqedonisë, shkaku i programit të ngjeshur me ndeshjet e Kupës së Maqedonisë dhe afatit të shkurtër të përfundimit të sezonit 2017/18 për shkak të KB Rusi 2018, nuk ka lejuar që ndeshja të luhet në këtë datë,

Me këtë rast KF Shkëndija ka kërkuar që ndeshja të luhet të hënë, që edhe kësaj radhe FC Shkupi i ka dhënë dritë jeshile kërkesës së tyre.

Ndeshja FC Shkupi – KF Shkëndija e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të Maqedonisë, luhet të hënën (21.08.2017), në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat