Juventusi e nis furishëm edhe me VAR

Futboll

Juventusi e nis furishëm edhe me VAR

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 22:01
Juventus

Hapja e sezonit të ri në Serinë A nuk solli ndonjë risi për Juventusin sa i përket rezultatit, pasi bardhezinjtë e nisën kampionatin me fitore, madje nga ato bindëset pasi në Torino mundi Cagliarian 3-0.

Por risia e vërtetë ishte aplikimi i Var për herë të parë në Serie A ku skuadra që provoi e para “peshën” e teknologjisë në futboll ishte piëkrisht Juventus. Në minutën e 37-të gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të Cagliarit pasi kishte dhënë fillimisht goditje këndi duke shfrytëzuar pikërisht sistemin ndihmës të gjyqtarit VAR, por sardët nuk e shfytëzuan pasi Farias u ndal nga Buffon.

Ky mund të kishte qenë goli i 1-1 për Cagliarin, që mund t’i kishte dhënë një tjetër rrjedhë ndeshjes pasi ishte ndëshkuar në të 12-tën nga Mandzukic. Ndaj Juventusit kur nuk shfrytëzon as penalltinë dhe as teknologjinë atëherë me shumë gjasa je i humbur dhe kështu ndodhi pasi që para pushimit Dybala vuri në kasafortë 3 pikët.

Ndërsa në pjesën e dytë festës së golit bardhezi ju bashkua dhe Higuain që shënoi dhe golin e 3-0 duke i dhënë fitoren që në javën e parë formacionit të Allegrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat