Hasani: Prishtina nuk është AC Milan

Futboll

Hasani: Prishtina nuk është AC Milan

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:23
Fidan Hasani

Pas shtatë vjetësh rikthehet derbi i kryeqytetit, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës. Në fundjavë përkatësisht të shtunën në orën 17.00 në stadiumin e Flamurtarit do të ndeshen ndërmjet vete këto skuadra dhe pritet atmosferë e zjarrtë, nga tifozët ‘Armata Kuq e Zi’ e Flamurtarit dhe në anën tjetër ‘Plisat’ e Prishtinës. Dy skuadra që mëtojnë pikët e para sidomos të shijojnë fitore, pasi që Prishtina u mund me 1:0 nga Drita dhe Flamurtari me 3:1 nga Trepça ’89. Kapiteni i Flamurtarit, Fidan Hasani, tha se do të orvaten që pikët të mbesin në fushën e tyre.  

“Bota sot”: Flamurtari në nismë pësoi humbje (3:1) nga Trepça ‘89, a ka ndikuar negativisht?

Fidan Hasani: Jo, përkundrazi kjo humbje vetëm sa na ka bërë të jemi me të bashkuar dhe me të vëmendshëm për ndeshjet në vazhdim.

“Bota sot”: Pas shtatë vjetësh rikthehet derbi i kryeqytetit, Flamurtari - Prishtina, a keni tremb?

Fidan Hasani: Derbi i ka ethet e veta, në mesin tonë ka lojtar që se din rivalitetin mes neve dhe Prishtinës dhe besoj që këtu jemi në përparësi.

“Bota sot”: Përparësia e Flamurtarit ndaj Prishtinës?

Fidan Hasani: Përparësia si përparësi, pa dyshim e shoh që jemi grup i bashkuar dhe angazhimi ynë maksimal do të na nxjerr fitimtar në këtë derbi, i cili pritet me padurim nga dashamirët e futbollit.

“Bota sot”: Janë ditët e emocioneve në klub?

Fidan Hasani: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat