Idrissa Gueye alternativë e Danny Drinkwater te Chelsea

Futboll

Idrissa Gueye alternativë e Danny Drinkwater te Chelsea

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 00:37
Idrissa Gueye

Antonio Conte është i interesuar ta transferojë futbollistin e Evertonit, Idrissa Gueye, nëse Chelsea dështon ta transferojë Danny Drinkwater.

Strategu italian dëshiron ta përforcojë akoma më shumë skuadrën, përkundër se klubi ka shpenzuar 140 milionë funte (153 milionë euro) në transferimin e lojtarëve, si Alvaro Morata, Tiemoue Bakayoko e Antonio Rudiger.

Pas ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur, Conte ka pranuar se para mbylljes së afatit kalimtar (31 gusht), Blutë do të përpiqen të angazhojnë ende lojtarë të rinj.

Njëri prej emrave është Danny Drinkwater, por Leicester City nuk e lejon largimin e tij për më pak se 30 milionë funte (33 milionë euro)

Sipas Daily Mail, nëse dështon transferimi i tij, atëherë alternativë është 27-vjeçari Gueye, i cili është kërkuar edhe nga Arsenali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat