Antonio Candreva nuk do të largohet nga Interi
Antonio Conte, trajneri i Chelseas, ka marrë një lajm të keq nga Italia. Menaxheri i Antonio Candrevas, Federico Pastorello ka zbuluar se reprezentuesi i Italisë nuk do të largohet nga Interi.
"Candreva beson se do të qëndrojë në Inter" ka deklaruar Pastorello për mediat italiane.
"Dëshira e Candrevas është të vazhdojmë në Inter. Po ashtu edhe klubi dhe trajneri Luciano Spalletti dëshirojnë që ai të mbetet”, ka theksuar Pastorello.