Barcelona heq dorë nga Seri, koncentrohet vetëm te Dembele dhe Coutinho

Futboll

Barcelona heq dorë nga Seri, koncentrohet vetëm te Dembele dhe Coutinho

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 14:58
Seri ishte objektiv i Barcelonës

Barcelona është tërhequr nga marrëveshja për mesfushorin e Nice, Jean Michael Seri.

Blaugranat ishin gati të paguanin 40 milionë euro për lojtarin, aq sa është klauzola e tij e lirimit, por që kanë vendosur të koncentrohen vetëm në dy objektivat primar të klubit që mbesin Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho.

Krerët e klubit kanë biseduar me trajnerin dhe stafin e tij ku janë pajtuar që të ndjeken vetëm dyshja sulmuese.

Seri, ka edhe opsione tjera pasi që Arsenal dhe Tottenham, janë të interesuar ëpr lojtarin, i cili sezonin e shënuar shtatë gola në 34 ndeshje.

Barca deri më tani ka harxhuar 70 milionë euro për Nelson Semedo dhe Paulinho.

Ndërsa  ka në kontot një shumë prej 222 milionë eurove për shitjen e Neymar te Paris Saint-Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat