Shaqiri kujton shtëpinë e djegur të afërmve në Kosovë dhe premton mbështetje për refugjatët

Futboll

Shaqiri kujton shtëpinë e djegur të afërmve në Kosovë dhe premton mbështetje për refugjatët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 gusht 2017 Në ora: 15:20
Shaqiri kërkon të ndihmojë refugjatët në Zvicër

Federata Zvicerane e Futbollit ka lansuar projektin «Together – Të bashkuar me futboll» ku ka folur ish emigranti Xherdan Shaqiri mbi Luftën dhe sesi e ka ndihmuar Zvicra, shkruan “Blick”.

Krahas Federatës (SFV) projekti mbështetet edhe nga ministria e sportit dhe sekretariati shtetëror i emigracionit në Zvicër.

“Ne mbështesim angazhimin për njerëzit refugjatë dhe u ofrojmë ndihmë orientimi dhe i motivojmë për iniciative të mëtutjeshme. Futbolli i kupton të gjitha. Në mundësojmë një lojë të përbashkët - pavarësisht gjuhës, kulturës dhe religjionit,” shkruan mes tjerash në faqen e federatës, e përkthyer në shtatë guhë, përcjell botasot.info.

Në videon e shkurtër ka folur edhe Xherdan Shaqiri (25), i cili ka emigruar me familjen e tij nga Kosova në Zvicër në 1992. Ai emigroi për shkak të luftës dhe ka ndihmuar futbollin në Zvicër.
 
“Unë kam jetuar rreth pesë minuta larg vendit ku luheshte futboll dhe kjo ishte perfekte për mua. Më pas u orientova drejt SV Augst dhe fillova të luaja atje.”
 
Si ndjeheshte ai si futbollist në moshën 8 vjeçare? “Është i lirë, nuk ka shqetësime dhe luan si njeri i lirë. Normalisht ishte hapi i parë për mua. Futbolli është një sport, që luhet çdokund.”
 
Më pas Shaqiri ka folur edhe mbi të kaluarën si emigrant: “Kurrë nuk e harroj atë se kam lindur në Kosovë. Një vend shumë shumë i varfër. Një vend që nuk ka shumë para dhe as shumë punë. Unë e di edhe nga familja ime që nuk kishte shumë të holla. Shtëpia e mixhallarëve të mi ishte djegur, ndërsa shtëpia ime përkundër që kishte mbijetuar, i ishte grabitur dhe prishur gjithçka.Unë jam i gëzuar që jetoj në një vend të sigurtë si Zvicra dhe ku nuk rrezikohet ardhmëria.”

Në fund 25 vjeçari shqiptar thotë se do mbështes plotësisht federatën me projektin e ri./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat